Polonia solidarizohet me ShBA-në, dëbon tre diplomatë rusë

  • E.K /
  • 16 April 2021 - 11:55
 Polonia solidarizohet me ShBA-në, dëbon tre diplomatë rusë

Polonia urdhëroi tre diplomatë rusë që të largohen nga ambasada e Rusisë në Varshavë në atë që e quajti akt solidariteti me Shtetet e Bashkuara.

Ministria e Punëve të Jashtme e Polonisë tha të enjten se tre anëtarë të stafit të ambasadës ruse u shpallën persona non grata për shkeljen e statusin të tyre diplomatik dhe kryerjen e veprimeve të dëmshme ndaj Polonisë.

Në të njëjtën ditë, Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione të reja kundër Rusisë si reagim për ndërhyrjen e pretenduar në zgjedhjet presidenciale, sulmet kibernetike dhe atë që Uashingtoni e përshkroi si aktivitet i dëmshëm i Moskës në fushën e jashtme.

Si pjesë e sanksioneve të gjera, Shtetet e Bashkuara njoftuan se dhjetë diplomatë rusë, përfshirë përfaqësues të shërbimeve ruse të inteligjencës, do të dëbohen nga vendi, shkruan Free Europe.

Shtëpia e Bardhë gjithashtu e fajësoi zyrtarisht Shërbimin Rus për Inteligjencë të Jashtme për kryerjen e sulmit masiv kibernetik të njohur si SolarWinds, që përfshiu disa sektorë publikë dhe privatë në ShBA vitin e kaluar.

Ministria e Jashtme e Polonisë tha se ndikimi i këtij sulmi kibernetik del përtej Shteteve të Bashkuara dhe ka prekur edhe vende evropiane.

Pritet që Rusia të kundërpërgjigjet me masë të njëjtë ndaj Polonisë, duke dëbuar diplomatë polakë nga Moska.

(Kosova Sot Online)