Mjeku nga Podujeva shtrihet në emergjencë pas publikimit të videos

  • E.K /
  • 16 prill 2021 - 12:20
 Mjeku nga Podujeva shtrihet në emergjencë pas publikimit të videos

Pulomologut Ibrahim Hoti, i cili u dërgua mbrëmë në mbajtje, meqenëse në një video të publikuar në media shihet duke mos i ofruar ndihmë shëndetësore një qytetari, i është rënduar gjendja shëndetësore.

Media  raporton se i njëjti është duke marr tretman mjekësor në Emergjencën e Podujevës. Shkaku i rastit, ai është duke u përballur me tension të lartë dhe gjendje të rënduar psiqike.

Ndërkohë, kolegët e tij janë duke protestuar dhe po kërkojnë lirimin e tij.

Ndryshe, pulmologu Ibrahim Hoti, dëgjohet në një video, teksa nuk iu ofron shërbime qytetarëve.

E tërë kjo me arsyetimin se tashmë është bërë ora 15:05 minuta, ndërsa ai kishte përfunduar orarin në ora 15:00.

Pas publikimit të kësaj videoje, ai është suspenduar nga puna dhe është dërguar në mbajtje.

(Kosova Sot Online)