Ndalohen dy persona në Gjilan, për dy muaj e keqpërdorën sek*sualisht një të mitur

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 16:37
Ndalohen dy persona në Gjilan, për dy muaj e keqpërdorën sek*sualisht një të mitur

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar sot dy persona të dyshuar pasi që të njëjtit gjatë muajit shkurt dhe mars të 2021, kanë sulmuar seksualisht një vajzë të moshës nën 16-vjecare.

Sipas prokurorisë të dyshuarit janë ndaluar për 48 orë.

Ngjarja ka ndodhur në Gjilan.

“Gjilan, 16 Prill 2021– Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti për Krime të Rënda, sot ka ndaluar dy (2) persona, të pandehurit S.H. dhe V.L., për shkak të dyshimit se kanë kryer veprën penale ‘’Dhunimi’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. Dyshohet se të pandehurit e sipërshënuar, gjatë muajve Shkurt dhe Mars 2021, në komunën e Gjilanit, e kanë keqpërdorur seksualisht të dëmtuarën e mitur, nën moshën 16 vjet. Të pandehurit me vendim të prokurorit gjenden në ndalim 48 orësh dhe ndaj tyre brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)