Arrestohen tre të dyshuar për vrasje në tentativë

  • A.P /
  • 16 April 2021 - 18:03
Arrestohen tre të dyshuar për vrasje në tentativë

Policia e Kosovës ka arrestuar tre të dyshuar, pasi që të njëjtit dyshohet se mbrëmë rreth orës 20:55, e ka sulmuar dhe e kanë goditur me mjete të mprehta një pëson.

Sipas policisë viktima është duke u trajtuar në QKUK për shkak të plagëve të marra.

 

Njoftimi i plotë:

Mbrëmë më datë 15 prill 2021 rreth orës 20:55, Policia është informuar për një rast, i cili ka ndodhur në rrugën “ Fehmi Agani” në Pejë.

             Policia menjëherë ka dalë ne vendngjarje, aty ka takuar viktimën i cili deri sa ishte ne derën e banesës është sulmuar nga persona te panjohur me mjete të mprehta, viktima është dërguar ne spitalin rajonal në Pejë, nga aty i njëjti për shkak të natyrës së lëndimeve është dërguar ne QKUK-Prishtinë.

            Pas një pune intensive të Policisë sot me datë 16.04.2021 rreth orës 13:30, është arritur të identifikohen dhe arrestohen tre (3) persona të dyshuar:

(Kosova Sot Online)