Sot i jepet lamtumira Princit Filip të Britanisë së Madhe

  • E.K /
  • 17 April 2021 - 10:43
 Sot i jepet lamtumira Princit Filip të Britanisë së Madhe

Sytë e botës sot do të jenë të drejtuar nga pallati mbretëror i Britanisë së Madhe, kur Mbretëresha Elizabetë do t’ia japë lamtumirën e fundit bashkëshortit të ndjerë që vdiqë javën e kaluar, Princit Filip.

Në kohëra normale, mijëra njerëz do të kishin udhëtuar të shtunën drejt Berkshire-it për ta nderuar princin e ndjerë, por familja mbretërore, qeveria britanike dhe policia kanë kërkuar nga njerëzit që të qëndrojnë larg, shkruan Daily Mail.

Herët në mëngjes, pjesëtarët e forcave të armatosura, policië, sigurimi dhe gazetarët i zunë vendet e tyre përreth kështjellës para mbajtjes së ceremonisë mortore sot pasdite.

Mbretëresha 94-vjeçare do t’ia japë lamturirën bashkëshortit në një ceremoni private, para se trupi i tij të niset drejt kishës nga një grup i vogël njerëzish, përfshirë katër fëmijët dhe tre nipërit e Princit Filip.

Në nderim të princit, asnjë aeroplan nuk do të lëshohet dhe as nuk do të ngrihet në qiell në Heathroë për gjashtë minuta, duke përkuar me kohën gjatë së cilës do të mbahet heshtje.

Princi Filip vdiq të premten e javës së kaluar, më 9 prill, pasi disa herë ishte dërguar në spital.

(Kosova Sot Online)