“Të Rugovës dhe presidentit të mëhershëm” – Gazmend Muhaxheri tregon cilat fotografi i ka mbajtur në zyrë

  • E.K /
  • 19 April 2021 - 09:16
 “Të Rugovës dhe presidentit të mëhershëm” – Gazmend Muhaxheri tregon cilat fotografi i ka mbajtur në zyrë

Kryetari i Pejës, Gazmend Muhaxhiri ka thënë se edhe komuna e Pejës do ta vendosin fotografinë zyrtare të presidentes, Vjosa Osmani.

Por kur është pyetur se fotografinë e kujt e mbanë në zyrë, ai ka thënë se e mban të Rugoivës dhe presidentit të mëhershëm, duke mos e përmendur emrin e ish-presidentit Hashim Thaçi.

“Jo jemi tu e prit fotografinë zyrtare të presidentes. Aktualisht e kam të presidentëve të mëhershëm, të presidentit Rugova. Qashtu ka shku, e kanë dërgu në kornizë fotografinë e presidentit të mëhershëm dhe ne e kemi vendos”, tha ai.

(Kosova Sot Online)