Të gjithë të rinj shqiptar, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhami

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 15:48
Të gjithë të rinj shqiptar, kush janë të plagosurit nga sulmi në xhami

Rudolf Nikolla nga Mati ka plagosur ditën e sotme pesë persona që ndodheshin në ambientet e xhamisë “Dine Hoxha” pasditen e së hënës.

Mësohet se të plagosurit janë të gjithë të rinj nga 22 në 25-vjeç. Të plagosur, jashtë rrezikut për jetën, i lënduar ka mbetur 35-vjeçari Donald Koçi, 22-vjeçari Sabah Peposhi, 26-vjeçari Kleon Jaupaj dhe një 23-vjeçar me iniciale A.T.

Siç raportoi gazetarja Xhensila Kodra, dyshohet se Nikolla të vuajë nga probleme të shëndetit mendor. Ndërkohë, ende nuk dihen motivet që mund ta kenë shtyrë 34-vjeçarin që të kryejë aktin ekstrem pasi nuk kemi ende një dëshmi të plotë të tij.

(Kosova Sot Online)