Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 16:02
Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Sulmi me thikë në xhaminë e Tiranës, kjo është gjendja shëndetësore e të plagosurve

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur këtë mesditë në rrugën e Kavajës në Tiranë kur një person ka plagosur me thikë 5 persona.

Deshmitë në vendin e ngjarjes tregojnë se 34-vjeçari ka bërë sjellje të pakontrolluara që në ambientet e jashtme, duke kanosur njerëz edhe në ambientet e një biznesi. Kjo pasi kishte plagosur 5 personat në ambientet e xhamisë në rrugën e Kavajës.

Burime nga spitali Traumës thanë se deri më tani 5 te plagosurit, ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Sipas mjekëve ata po marrin mjekimin e nevojshëm.

Ndryshe, sot rreth orës 14:30, në Rrugën e Kavajës, një qytetar është futur në ambientet e një xhamie dhe në rrethana ende të paqarta ka plagosur me thikë 5 të tjerë.

Policia ka arrestuar 34-vjeçarin e dyshuar, Rudolf Nikolli, nga Burreli, i cili është dërguar në stacionin policor në Tiranë.

Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor dhe nën drejtimin e Prokurorisë po kryhen hetimet e nevojshme për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje.

(Kosova Sot Online)