Vitia nuk shkon të raportojë në Komisinin për Shëndetësi, reagon Dreshaj

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 16:34
Vitia nuk shkon të raportojë në Komisinin për Shëndetësi, reagon Dreshaj

Javën e kaluar, anëtarët e Komisionit për Shëndetësi u dakrorduan që ta ftojnë sot për raportim ministrin e Shëndetësisë, Arben Vitia lidhur me çështjen e vaksinave.

Por një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Deputeti nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Shemsedin Dreshaj, i cili është anëtar i këtij komisioni, i ka bërë thirrje kryetares së
Komisionit, Fatmire Mulhaxha-Kollçaku, që ta ftojë me urgjencë ministrin Vitia, për të raportuar për paqartësitë̈ që janë duke ndodhur rreth sigurimit të vaksinave.

“E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente. Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën’, është shprehur Dreshaj.

Postimi i plotë i Dreshajt:

Në mbledhjen e fundit të Komisionit për Shëndetësi, u dakorduam që sot me datë 19 prill, duke filluar nga ora 10:00, të mbahet mbledhja e radhës e Komisionit, ku i ftuar për raportim do të ishte Ministri i Shëndetësisë, z. Arben Vitia, një gjë e tillë nuk ndodhi.
Krejt kjo ndodh përkundër faktit që pandemia është në vlugun e saj, çdo ditë shënohen qindra raste të reja dhe çdo ditë po merr dhjetëra jetëra njerëzish në Kosovë.
E ftoj kryetaren e Komisionit që me urgjencë ministri Vitia të vjen e të raportojë për paqartësitë e mëdha rreth sigurimit të vaksinave, kjo është nevojë urgjente.Kuvendi duhet ta dijë të vërtetën!

(Kosova Sot Online)