Aksident zinxhiror në Prishtinë, dy vetura ikin nga vendi i ngjarjes

  • A.P /
  • 19 April 2021 - 17:34
Aksident zinxhiror në Prishtinë, dy vetura ikin nga vendi i ngjarjes

Një aksident trafiku në mes tri veturave ka ndodhur para pak minutash mbrapa Teatrit në kryeqytet.

Lexues kanë deklaruar se në aksident kanë qenë të përfshira tri vetura, ndërkaq dy prej tyre kanë ikur nga vendi i ngjarjes.

Në vendngjarje ka mbetur vetëm njëra prej veturave të aksidentuara, ndërkaq ende nuk kanë arritur njësitet policore.

Nuk dihet nëse nga ky aksident ka persona të lënduar.

(Kosova Sot Online)