Lexoni edhe:
Vitia nuk shkon të raportojë në Komisinin për Shëndetësi, reagon Dreshaj
Aktivistja suedeze për klimën Greta Thunberg denoncoi “tragjedinë” e pabarazisë së vaksinave dhe dhuroi 100 mijë euro nga fondacioni i saj në programin COVAX për qasje globale në dozat e vaksinave kundër Covid-19. Donacioni do të mbështesë blerjen e vaksinave për popullatat më të rrezikuara dhe punëtorët shëndetësorë në disa nga vendet më të varfra në botë.
Vitia nuk shkon të raportojë në Komisinin për Shëndetësi, reagon DreshajLexoni edhe:
“Komuniteti ndërkombëtar duhet të bëjë më shumë për të trajtuar tragjedinë që është pabarazia e vaksinave”, tha Thunberg.
“Ne kemi mjetet në dispozicion për të korrigjuar çekuilibrin e madh që ekziston sot në botë në luftën kundër Covid-19. Ashtu si me krizë klimatike, së pari duhet të ndihmojmë më të prekshmit. COVAX, ofron rrugën më të mirë për të siguruar ndarjen e drejtë të vaksinave dhe një rrugëdalje nga pandemia”, theksoi ajo.
(Kosova Sot Online)