Harry dhe William e rregulluan marrëdhënien e tyre gjatë funeralit të Princit Philip?

  • A.P /
  • 19 prill 2021 - 18:48
Harry dhe William e rregulluan marrëdhënien e tyre gjatë funeralit të Princit Philip?

Familja mbretërore u bashkua për t’i dhënë lamtumirën e fundit Princit Philip të shtunën, më 17 prill. Funerali u transmetua live në televizion, ku u panë anëtarët e familjes mbretërore të pranishëm, mes tyre edhe Princi William dhe Princi Harry. Vëllezërit lanë mënjanë mosmarrëveshjet për të nderuar gjyshin e tyre të ndjerë, Dukën e Edinburgut.

Harry, William dhe Kate Middleton u panë duke u larguar së bashku nga Kisha e St George në Kështjellën Windsor pasi mbaroi funerali.

“Kishte makina që prisnin të transportonin familjarët mbretërorë përsëri në kështjellë, por ata zgjodhën të ecnin si familje,” shkroi në Twitter komentatorja mbretërore Victoria Arbiter. “Duke qenë të ndarë, ata tani janë në gjendje të bashkohen që do të jetë një ngushëllim për Mbretëreshën”.

Harry dhe William po bisedonin ndërsa largoheshin, duke dhënë shpresë se një pajtim i mundshëm ndodhi. Gazetari i ITV Tom Bradby, i cili është shok me vëllezërit, tha:

“Shpesh thuhet se funeralet janë momente pajtimi dhe kjo është një pamje që, për të qenë i sinqertë, shumë njerëz vërtet donin ta shihnin. Jo më pak ata në familje”.

Harry dhe William morën pjesë të dy në kortezh. Sidoqoftë, ata nuk ecën pranë njëri-tjetrit (djali i Princeshës Anne dhe Mark Phillip, Peter Phillips, qëndronte midis tyre).

“Këto janë ndryshime praktike jo dërgim i një sinjali. Ky është një funeral, dhe ne nuk do të tërhiqemi nga perceptimi i dramës,” tha Buckingham Palace për Us Weekly në një deklaratë. “Marrëveshjet janë bërë dhe përfaqësojnë dëshirat e Madhërisë së saj, si dhe dëshirat personale të Dukës.”

Mund te themi se marrëdhënia mes Harryt dhe Williamit është në rrugën e duhur.


(Kosova Sot Online)