Një person nga Prishtina raporton në polici zhdukjen e shokut: Është larguar qe 10 ditë

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 11:28
 Një person nga Prishtina raporton në polici zhdukjen e shokut: Është larguar qe 10 ditë

Një burrë nga Prishtina ka njoftuar policinë se shoku i tij është larguar nga shtëpia para dhjetë ditësh dhe nuk është kthyer më.

Rasti ka ndodhur në rrugën “Rexhep Luci” në Prishtinë, derisa ankuesi ka bërë të ditur se shoku i tij ka jetuar vetëm.

Ai ka deklaruar se shoku i tij është zhdukur qe 10 ditë, ndërkaq rastin në polici e ka lajmëruar të hënën, më 19 prill.

“Ankuesi mashkull  kosovar ka njoftuar  se miku i tij mashkull  kosovar i cili jeton vetëm, para 10 dite  ishte larguar nga shtëpia dhe nuk kanë njohuri për vend-ndodhjen e tij”, njofton policia.

(Kosova Sot Online)