E konfirmon Ursula Von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

  • E.K /
  • 20 April 2021 - 11:34
 E konfirmon Ursula Von der Leyen: 95 mijë doza të vaksinave do të arrijnë në Kosovë nga maji

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula Von Der Leyen, ka konfirmuar se 95 mijë doza të vaksinave do të ndahen për Kosovën nga BE-ja duke filluar nga muaji maj.

Von der Leyen në një postim në gjuhën shqipe në Twitter ka thënë se këtë ia ka konfirmuar edhe kryeministrit, Albin Kurti.

“Qëndrojmë përkrah partnerëve tanë në Ballkanin Perëndimor, siç i thashë edhe 95.000 doza të vaksinave të financuara nga BE-ja do të arrijnë në Kosovë që nga muaji maj e deri në fund të gushtit. Ne jemi në këtë së bashku”, ka shkruar ajo.

(Kosova Sot Online)