Tahiri: Në seancën e së hënës temë do të jënë vaksinat kundër COVID-19

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 15:44
Tahiri: Në seancën e së hënës temë do të jënë vaksinat kundër COVID-19

Shefi i Grupit Parlamentar të PDK-së, Abelard Tahiri, ka thënë se në seancën e së hënës do të diskutohet për vaksinat kundër COVID-19.

Teksa ka shtuar se do të ishte e nevojshme që të pranishëm në Kuvend të jenë edhe Kryeministri Albin Kurti dhe ministri i Shëndetësisë, Arben Vitia.

Postimi i tij i plotë:

Në seancën e ditës së hënë, temë qendrore do jetë iniciativa e Grupit Parlamentar të PDK-së, për të diskutuar në thellësi për gjendjen me shëndetin publik dhe me fokus në çështjen e vaksinave kundër COVID19, të cilat s’duken askund përderisa numri i personave që po humbin jetën nga COVIDi është jashtëzakonisht shqetësues dhe i pa pranueshëm.

Do ishte jo vetëm e qëlluar, por edhe është shumë e nevojshme dhe e obligueshme që Kryeministri dhe Ministri i Shëndetësisë, ditën e hënë ta kenë prioritet absolut prezencën e tyre në Kuvend, që së bashku të diskutojmë për situatën dhe të mësojmë për planet e Qeverisë për vaksinën.

(Kosova Sot Online)