Bush: Jam tronditur nga komentet për miqësinë time me Michelle Obama

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 19:13
Bush: Jam tronditur nga komentet për miqësinë time me Michelle Obama

Ish-presidenti amerikan, George W. Bush tha se ishte “tronditur” nga reagimi i njerëzve për miqësinë publike me ish-Zonjën e Parë, Michelle Obama.

Duke kujtuar momentin e paharrueshëm të të dyve që përqafohen në hapjen e Muzeut Kombëtar të Historisë dhe Kulturës Afrikano-Amerikane të Smithsonian, ish-kreu i Shtëpisë së Bardhë tha se ishte i tronditur nga mënyra se si reaguan njerëzit.

Edhe në varrimin e John McCain në vitin 2018, dyshja u panë shumë të afërt dhe kjo ka ngjallur reagimin e njerëzve.

“Populli Amerikan u befasua aq shumë që Michelle Obama dhe unë mund të ishim miq. Amerikanët janë aq të polarizuar në të menduarit e tyre sa nuk mund ta imagjinojnë një George W. Bush dhe Michelle Obama të jenë miq”, tha Bush në një intervistë në “CBS Sunday Morning”.

“Ishte një miqësi e pastër”, shtoi ish-zonja e parë Laura Bush.

(Kosova Sot Online)