Drejtësia e zhytur në korrupsion, nuk i zbardh dosjet e VIP- ave të krimo-politikës!

Drejtësia e zhytur në korrupsion, nuk i zbardh dosjet e VIP- ave të krimo-politikës!
Drejtësia e zhytur në korrupsion, nuk i zbardh dosjet e VIP- ave të krimo-politikës!

Skender Kapiti

  • 20 April 2021 - 17:50

Shkruan: ANALISTI- Skënder Kapiti

Prokuroria e Kosovës, nuk vepron për nxjerrjen e dosjeve kriminale të peshqve të mëdhenj të krimit të organizuar, të korrupsionit të lartë shtetëror dhe as të vjedhjeve e zhvatjes të pasurive kombëtare, të trojeve shtetërore dhe as të parasë publike sepse drejtësia kosovare është nje (pa)drejtësi krimo-politike e zhytur edhe vetë në afera korrupsioni e hajnie. Dhe duke qenë kështu si pjesë integrale bashkë me politikën ajo nuk vepron dhe as nuk guxon të nisë hetimet e dosjeve kriminale e korruptive të personazheve VIP të ish-krimo-politikës e të ish-pushtetit gadi 15 vjeqar pasi qe pra vetë sistemi i drejtësisë aktuale është komponent i korporatës mafio-oligarkike që ka kapur shtetin, drejtësinë dhe shoqërinë, pra tërë sistemin.

Duke qenë i tillë sistemi i drejtësisë, gjyqtarët e prokurorët nuk mundet që të veprojnë e të zbatojnë ligjin për dosjet e fjetura dhe ndoshta që tashmë edhe u ka kaluar afati për gjykim, por që edhe mund të jetë manipuluar me faktet dhe me akuzat.

Pra, kryeproblemi në Kosovë është sistemi, ç’kapja dhe çmontimi i sistemit të krimit e korrupsionit te instaluar mbi 20 vite.

Në të tillë gjendje ku ka rënë e precipituar drejtësia në Kosovë, duhet një ligj VETING-u, ku së pari t’i bëhet skanimi dhe hetimi vetë sistemit të drejtësisë, prej të cilit të dëbohen nga sistemi të gjithë gjyqtarët e prokurorët me rekorde krimi e hajnie, të dëbohen të gjithë gjyqtarët e prokurorët injorantë e të paaftë të cilët kanë bërë trafikime dhe manipulime me ligjin dhe drejtësinë; t’u konfiskohen pasuritë e fituara në mënyrë korruptive duke keqpërdorur dhe spekuluar me ligjin dhe drejtësinë; si dhe jo vetëm kaq, por të dalin e të ndiqen edhe penalisht për shkeljet dhe abuzimet që kanë bërë me detyrën dhe me postin e shenjt te gjyqtarit e prokurorit.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".