Ambasada sllovake: Qëndrimi i paluajtshëm, nuk e njohim Kosovën

  • A.P /
  • 20 April 2021 - 19:58
Ambasada sllovake: Qëndrimi i paluajtshëm, nuk e njohim Kosovën

Ambasada e Sllovakisë në Serbi ka thënë se është kundër njohjes diplomatike të Kosovës, në një prononcim për mediumin serb.

“Ju informojmë se qëndrimi i Sllovakisë në çështjen e pavarësisë së Kosovës mbetet i pandryshuar”, thuhet në komentin e ambasadës sllovake në Serbi për B92,.

Ky reagim vjen pasi kryeministri Albin Kurti kërkoi nga shefi i Zyrës Ndërlidhëse të Republikës së Sllovakisë në Kosovë, Rastislav Kostilnik, që të bashkohet shteteve të tjera të BE’së në njohjen e Kosovës.

Kurti ka thënë se Sllovakia si vend anëtar i NATO-s dhe i BE-së të mbështesë dhe të shtyjë përpara anëtarësimin e Kosovës në aleancën veri-atlantike.

Deri më tani, Sllovakia është shprehur sistematikisht kundër njohjes së Kosovës. 

(Kosova Sot Online)