Shtyhet shqyrtimi i buxhetit të Kuvendit për vitet 2022-2024 nga Komisioni për Buxhet

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 10:58
 Shtyhet shqyrtimi i buxhetit të Kuvendit për vitet 2022-2024 nga Komisioni për Buxhet

Shqyrtimi i buxhetit të Kuvendit të Kosovës për vitet 2022-2024 në Komisionin për Buxhet dhe Transfere është shtyrë për mbledhjen e radhës.

Kërkesa për shtyrje është bërë nga kryesuesi i Komisionit, Armend Muja i cili është përkrahur nga anëtarët e tjerë.

Ndërsa, anëtarët e Komisionit, Bedri Hamza e Eman Rrahmani, kanë kërkuar që materialet për pikat e rendit të ditës të shpërndahen  më herët tek deputetët.

(Kosova ot Online)