Beteja e Qeverisë Kurti me krimin e korrupsionin të niset nga Komuna e Prishtinës!

Beteja e Qeverisë Kurti me krimin e korrupsionin të niset nga Komuna e Prishtinës!

Hajrullah Tërnava

  • 21 April 2021 - 07:46

Shkruan: ANALISTI- Hajrullah Tërnava

Qeveria Kurti 2, ka plot arsye dhe duhet ta filloj luftimin e të këqijave me veprimet e saja, që  të ja filloj nga e para herë,  nga Prishtina si kryeqytet dhe lidhjet e e ngushta te Shpend Ahmetit me nëntokën e krimit të organizuar, me mafien e ndërtimeve,  e që është potenciale të fillohet spastrimi i sajë, dhe të arrihet deri në instancat më të larta të shtetit, dhe me këtë qytetarëve t’iu kthehet shpresa e të besuarit se kjo qeveri e ka në të vërtetë seriozisht orientimin dhe qëllimin  që ta luftoj krimin në përgjithësi, dhe nuk do të ndalet vetëm me këtë, por pandalshëm do ta vazhdoj luftimin e krimit deri në hierarkinë më të lartë të shtetit dhe ne te gjitha institucionet ekzekutive te shtetit. 

Tani nga çlirimi e këndej vështire eshte te gjindet një politikan i pastërt materialisht, qe ne qeverisjen e tij sa i ka zgjat, ka mbetur pa u përlyer me krimin, si qellim te vetmin qe e kishin pasurimi i tyre, dhe lehte kjo vërehet nga ta, sepse po u hetuan nga institucionet përndjekëse, lehte vjen deri te ky konstatim, sepse pas lufte te gjithë këta, qe as nuk ishin politikan, por te gjithë ishin skamnor, le qe u bërën politikane por edhe qe u pasuruan skajshëm, e tani për këtë kohe kane arritur te bëhen multimilionerë, dhe tani bëjnë çfarë  te donë. S’paku kështu janë sjellë deri me tani, por gjërat tani për këtë moment duket se kanë filluar për të  ndryshuar, dhe besojmë për së miri, se tani në qeverisje janë një grup njerëzish që së paku nuk janë të korruptuar dhe e kanë një të kaluar të pastër, dhe premtimet që i kanë dhënë elektoratit, besojmë se do iu përmbahen dhe pamëshirshëm do e luftojnë krimin dhe korrupsionin, si arsye që ti kthehet reputacioni pozitiv ndërkombëtar Kosovës, që ti hapen dyert drejtë BE-së.

Prandaj tani është koha kur qartë duhet të thuhet me emër e mbiemër secilit të korruptuar. Në këtë mes bënë pjesë dhe eshte i pari vetr kryetari i Prishtinës Shpend Ahmeti. Së fundi po shihet qartë,  me kalimin e mandatit,   se si po  zbulohet e kaluara  e korruptuar dhe  hipokrizia mashtruese e Shpend Ahmetit për  të gjitha këto vjet të qeverisjes së tij në këtë kryeqytet, i cili për dy mandate në krye të komunës së Prishtinës , është̈ mësuar të shkel mbi të gjitha ligjet, dhe të lidhet me krimin e organizuar e korrupsionin, me mafien e ndërtimeve, kurse në ketë̈ rast të fundit, hipokrizia e tij u zbulua duke shkelur ligjin për Pandeminë̈. Shpend Ahmeti i cili kinse ka kërkuar vazhdimisht nga qytetarët t’i respektojnë̈ masat kundër përhapjes së korona virusit, sidomos në fillim të pandemisë̈ ka rënë vetë ndesh me ligjin dhe me ato thirrjet e tij mashtruese e hipokrite sepse në kundërshtim me masat anticovid dhe Ligjin ka mbledhur njerëz për të bërë̈ aheng në festimin e ditëlindjes së tij, dhe për ketë̈ është̈ gjobitur ai së bashku me mysafirët e ftuar.

Prandaj me këtë  po dëshmohet  se si i pari i Prishtinës  është̈ njeri i pa përmirësueshëm që shkelë mbi të gjitha ligjet për çka po dëshmohet edhe qeverisja e inkriminuar dhe e dështuar për të mirë me Prishtinën në dy mandate, ngase ai duke qenë i lidhur me krimin e organizuar dyshohet të ketë paluar dhjeta miliona, fshehurazi e nëpër takimet e ahengjet e ngjashme në terr, në ambiente të fshehura të krimit të organizuar të nëntokës". Pra  kjo flet mjaftueshëm se ai  nuk ka bërë̈ gjë vetëm sa e ka shfrytëzuar ketë pozitë për të vjedhur me qellim të përfitimit të pandalshëm për këto 8 vite, e sidomos kur në vitet e fundit kur e ka kuptuar se nuk ka shanse më që ta fitoj mandatin e tretë që ta qeverisë Prishtinën.

Prandaj ky veprim i festimit të ditëlindjes së tij e kapur në flagrancë, kur ai edhe ditëlindjen e vetë e feston si hajdut e në shkelje të ligjit, me mysafir të ftuar për ti gostitur dhe mbase forcuar akoma më shumë lidhjet mafioze, derisa në kushtet nëpër të cilat po kalon vendi, një ceremoni të tillë do e kishte kaluar simbolikisht secili qytetar normal dhe në harmoni me ligjin, në ambientin familjar. Gjithsesi kjo është edhe një̈ dëshmi  për Prokurorine Speciale për ta hetuar dhe konstatuar atë si shkelës recidiviste e te pa  përmirësueshëm të ligjit, pasi që ai aq lehtë deklarohet për ta paguar gjobën e shkeljes se ligjit, e që i bije se ai është ngushtë i lidhur me nëntokën kriminale ne shitjen e lejeve ndërtimorë me paratë̈ e krimit të organizuar, duke lëshuar leje ndërtimi deri në 1, 5 milion metra katrore për një̈ vit, për çka  e ndanë hisen e vetë me mafien e ndërtimit e cila paguan me para kesh, pasi që askush nga investitorët  nuk merr kredi në banka por funksionon keshi.

Prandaj sjellja e tille e Shpend Ahmeti, është edhe një armë që duhet t’i shërben Qeverisë së re, për të mbledhur fakte nga ana e Ministrisë̈ së Drejtësisë̈ dhe për të  kërkuar nga Prokuroria Speciale  që të mos i mbyll sytë̈ para këtyre fakteve, edhe para një̈ mal denoncimesh të bëra nga qytetarët, pasi që deri më sot nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë asnjë veprim i vetëm për zbatimin e ligjit, kundër atij që është shkelësi më i madh i ligjit dhe po sillet sikur të jetë pronari apo sunduesi i Prishtinës me të gjitha dëmet e degradimet që ja solli për këto 8 vite mandat qeverisës. Qeveria Kuti 2, duhet ta filloj luftimin e të këqijave me veprimet e saja, që të ja filloj nga e para herë,  nga Prishtina qe te zbardhen lidhjet e Shpend Ahmetit me nëntokën e krimit të organizuar, mafien e ndërtimeve,  e që është potenciale të fillohet spastrimi i sajë, dhe të arrihet deri në instancat më të larta të shtetit, dhe me këtë qytetarëve t’iu kthehet shpresa e të besuarit se kjo qeveri e ka në të vërtetë seriozisht orientimin dhe qëllimin  që ta luftoj krimin e koruupcionin në përgjithësi, dhe nuk do të ndalet vetëm me këtë, por pandalshëm do ta vazhdoj luftimin e krimit deri në hierarkitë më të larta të shtetit.  

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".