Zyrtari i LDK-së vdes nga COVID-19

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 11:03
 Zyrtari i LDK-së vdes nga COVID-19

Zyrtari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Ridvan Hoxha e ka humbur betejën me Covid-19.

Ai, ka vdekur sot në Spitalin e Prizrenit.

Lajmin e ka bërë të ditur shoku i tij Shukri Myrtezani përmes një postimi në “Facebook”.

“TELEGRAM NGUSHËLLIMI. Lajmi për ndarjen nga jeta të ish drejtorit tonë, prof. Ridvan Hoxha na ka pikëlluar jashtëzakonisht shumë të gjithëve, dhe përmes këtij telegrami i shprehim ngushëllimet më të sinqerta familjes, kolegëve, miqve, nxënësve e të gjithë të njohurve të të ndjerit.

Prof. Ridvan Hoxha ka dhënë një kontribut shumë vjeçar në procesin arsimor por edhe si drejtor shkolle. I ndjeri ka qenë një mësimdhënës i përkushtuar, një mik i jashtëzakonshëm dhe si drejtor një menaxher dhe bashkëpunues shumë i mirë. Me ndarjen e tij nga jeta shkolla jonë dhe i gjithë arsimi humbi njërin nga kontribuesit më të mëdhenj të arsimit dhe edukimit të brezave të tërë.

Në emër të Drejtorisë së shkollës, i shprehim ngushëllime të sinqerta familjes Hoxha, mësimdhënësve, nxënësve dhe të gjithë atyre që e njohën të ndjerin.

Qoftë i përjetshëm kujtimi për prof. Ridvan Hoxhën dhe veprat e mira që la pas!”, ka shkruar ai.

Hoxha ka qenë veprimtar i LDK-së për disa vite.

(Kosova Sot Online)