Vijon situatë e rëndë, spitalet e mbushura me pacientë me COVID-19

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 11:33
 Vijon situatë e rëndë, spitalet e mbushura me pacientë me COVID-19

Nga raportimet e klinikave Covid të Qendrës Klinike Universitare të Kosovës (QKUK) dhe repartet e spitaleve të përgjithshme, janë duke u trajtuar 734 pacientë.

Nga ky numër, 611 janë të konfirmuar me Sars-Cov-2 pozitivë, 36 pacientë janë në gjendje të rënduar shëndetësore, 590 janë nën asistim të okisgjeno-terapisë.

Në QKUK janë të shtrirë 303 pacientë, 15 prej tyre në gjendje të rënduar, 244 të konfirmuar me Sars Cov-2 pozitivë, 261 me oksigjeno-terapi.

Numri i pacientëve të shtrirë sipas klinikave

Klinika Infektive 110 pacientë

Klinika Infektive II ( mjekësia sportive) 66 pacientë

Klinika Infektive III ( Interno)  24 pacientë

Klinika e Pulmologjisë me 83 pacientë

Mjekimi Intensiv -COVID, 16 pacientë, + 3 pacientë në njësinë intensive të Klinikës Infektive

Klinika e Pediatrisë, 3 pacientë

Klinika e Gjinekologjisë, 1 paciente

Në spitalet e përgjithshme janë të shtrirë 431pacientë

21 prej tyre në gjendje të rënduar

367 të konfirmuar pozitivë

329 me oksigjeno-terapi

Numri i pacientëve të shtrirë sipas spitaleve të përgjithshme

Spitali i Prizrenit,57 pacientë

Spitali i Gjakovës, 77 pacientë

Spitali i Pejës,  96 pacientë

Spitali i Gjilanit, 81 pacientë

Spitali i Ferizajt, 59 pacientë

Spitali i Mitrovicës, 45 pacientë

Spitali i Vushtrrisë, 16 pacientë

(Kosova Sot Online)