Djaloshit me sëmundje në zemër i plotësohet dëshira, bëhet pjesë e SWAT-it për një ditë

  • E.K /
  • 21 April 2021 - 12:20
 Djaloshit me sëmundje në zemër i plotësohet dëshira, bëhet pjesë e SWAT-it për një ditë

Një djalosh nga Illinois i Shteteve të Bashkuara me sëmundje serioze në zemër pati një ëndërr, e cila iu realizua. Ai për një ditë u bë pjesë e njësisë speciale policore, SWAT.

Me ndihmën e një fondacioni për plotësimin e dëshirave të njerëzve, djaloshi i quajtur Ibrahim u bë oficer policie për të zënë një hajdut të veturave luksoze, shkroi Policia e Chicagos në Twitter.

Fëmija 7-vjeçar nga fshati Worth jeton me një sëmundje serioze në zemër. Ai merr trajtim në një spital për fëmijë, shkruan Daily Mail.

Në mesin e fotografive të publikuara nga policia, Ibrahimi shihet duke ecur pranë një veture të blinduar të policisë dhe duke ledhatuar një qen të forcave të sigurisë.

(Kosova Sot Online)