Argati i Vuçiqit, Baton Haxhiu, të arrestohet dhe të gjykohet për aktivitetin e tij kriminal!

Argati i Vuçiqit, Baton Haxhiu, të arrestohet dhe të gjykohet për aktivitetin e tij kriminal!
Argati i Vuçiqit, Baton Haxhiu, të arrestohet dhe të gjykohet për aktivitetin e tij kriminal!

Dardan Grapci

  • 21 April 2021 - 07:35

Shkruan:ANALIST-Dardan Grapci

E kam thënë edhe më parë, disa herë, se është fakt i pamohueshëm që UDB-ja i ka edhe sot agjentët e vetë në Kosovë që janë shqip-folës, por kush janë ata përveç Baton Haxhiut, këtë e din vetëm AKI dhe CIA. Prokuroria e Kosovës duhet të kërkon zyrtarisht nga AKI dhe CIA Amerikane raporte për aktivitetin kriminal te spiunit të UDB-së Baton Haxhiut dhe pas informatave të para pozitive ai duhet të arrestohet dhe të gjykohet.

Hashim Thaçi dhe Aleksandër Vuçiqi sado që do të tentojnë që ta destabilizojnë situatën në Kosovë, me dezinformata dhe me lëvizjet e spiunit të UDB-s Baton Haxhiut dhe ish agjentëve të SHIK-ut ilegal , gjithmonë në momentet vendimtare do të dështojnë sepse del dikush tjetër që ta thotë të vërtetën. Ne e kemi rastin më të freskët, ku të njëjtën gjë e kanë bërë duke i hedhur pretendimet për ndryshim të kufijve, Presidenti Slloven Borut Pahor dhe Kryeministri Slloven, Janez Jansha duke i demantuar mediat e dirigjuara nga Baton Haxhiu dhe Hashim Thaçi, medie këto që janë të kurdisura të japin lajme “bombastike” të rrejshme.

Prokuroria Speciale e Kosovës duhet të lëshoj flet arrest për Baton Haxhiun, ku edhe t’i hetojnë aktivitetet e tij që i bënë edhe jashtë studiove televizive dhe mediale, sepse dikush nga politika dhe gjykata po e mbron Baton Haxhiun , por kush janë këta persona nuk mundë ta dimë saktësisht. Nuk duhet lejuar manovrimet e tij të mëtutjeshme kriminale, por duhet që urgjentisht të fillohet me mbledhje të fakteve se a ka me të vërtetë Baton Haxhiu gisht në këto skandale që po bëhen në Kosovë dhe rreth Kosovës apo me të vërtetë duhet të arrestohet.

E kam thënë edhe më parë, disa herë, se është fakt i pamohueshëm që UDB-ja i ka edhe sot agjentët e vetë në Kosovë që janë shqip-folës, por kush janë ata përveç Baton Haxhiut, këtë e din vetëm AKI dhe CIA. Prokuroria e Kosovës duhet të kërkon zyrtarisht nga AKI dhe CIA Amerikane raporte për aktivitetin kriminal te spiunit të UDB-së Baton Haxhiut dhe pas informatave të para pozitive ai duhet të arrestohet dhe të gjykohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".