Evakuohet një stacion treni në Londër, gjendet objekt i dyshimtë në tren

  • E.K /
  • 21 prill 2021 - 15:31
 Evakuohet një stacion treni në Londër, gjendet objekt i dyshimtë në tren

Një stacion treni në qendër të Londrës u evakuua të mërkurën, pasi policia u thirr për t’i hetuar raportet për një objekt të dyshimtë brenda një treni, njoftoi policia britanike e transportit.

“Oficerët u thirrën në stacionin London Bridge në orën 12 e 33 të mesditës pas raportimeve për një objekt të dyshimtë në tren. Stacioni është mbyllur si masë kujdesi, përderisa specialistët po e vlerësojnë objektin”, tha një zëdhënëse e policisë.

Operatorët e trenave thanë se trenat nuk do të ndalen në stacionin e mbyllur nga policia, që në ditë të zakonshme është njëri prej më të ngarkuarve me njerëz, shkruan Reuters.

Kompania që e menaxhon stacionin në fjalë njoftoi përmes rrjeteve sociale se pengesat në udhëtim pritet të zgjasin deri në orën 14.

(Kosova Sot Online)