Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar mbi 500 mijë persona

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 08:38
Nga fillimi i pandemisë në Kosovë janë testuar mbi 500 mijë persona

Instituti Kombëtar i Shëndetit Publik në raportin e fundit 24 orësh ka bërë të ditur se që nga fillimi i pandemisë numri total i personave të dyshimtë në virusin SARS-CoV-2 është 508.333 nga të cilët 102.742 kanë rezultuar pozitiv.

Që nga shfaqja e dy rasteve të para me 13 mars, 2.105 persona kanë ndërruar jetë si pasojë e COVID-19.

Gjatë 24 orëve të fundit, janë shëruar 761 pacientë derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve deri më sot është gjithsej 89.141 raste, kurse numri i rasteve aktive është 11.496.

(Kosova Sot Online)