Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbulon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

  • G.G /
  • 22 April 2021 - 15:32
Ministri i Jashtëm i Gjermanisë zbulon arsyen e vizitës në Prishtinë e Beograd

Shefi i diplomacisë gjermane, Heiko Mass, aktualisht është në takimin me presidenten e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmanin. Megjithatë para ca minutash, Mass në llogarinë e tij zyrtare në “twitter” ka publikuar edhe arsyen se pse gjendet sot në Prishtinë dhe pse do të vizitojë edhe Beogradit nesër.

Siç shkruan kryediplomati gjerman, e gjithë kjo vizitë ndërlidhet me çështjen e procesit të vaksinimit në Ballkanin Perëndimor.

“Askush në Evropë nuk mbetet i paprekur nga suksesi dhe dështimi i fqinjëve të saj. Fakti që tani mund të ndajmë progresin e vaksinimit në BE me vendet e Ballkanit Perëndimor është një moment kyç në luftën kundër virusit. Kjo është arsyeja pse unë jam në Prishtinë dhe Beograd sot dhe nesër”, ka shkruar Mass në twitter.

Aktualisht, Kosova është vendi me progresin më të dobët sa i përket vaksinimit, me vetëm 24 mijë dozat e marra nga programi COVAX.

(Kosova Sot Online)