Prokuroria ndalon një të dyshuar për rastin “Karaçeva”

  • A.P /
  • 22 April 2021 - 16:06
Prokuroria ndalon një të dyshuar për rastin “Karaçeva”

Prokuroria Themelore në Gjilan ka ndaluar një person të dyshuar për rastin “Karaçeva”.

I dyshuari është ndaluar nën dyshimin se ka kryer veprën penale “Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm”.

“Prokuroria Themelore në Gjilan, Departamenti Përgjithshëm, ka ndaluar të pandehurin V.B., për shkak të dyshimit se ka kryer veprën penale ‘’Organizimi i skemave piramidale dhe bixhozit të paligjshëm’’, të Kodit Penal të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë.

I dyshuari gjendet në ndalim për 48 orë, ndërkaq do të kërkohet edhe masa e paraburgimit ndaj tij.

I pandehuri V.B., dyshohet se gjatë vitit 2020, në mënyrë ilegale ka zhvilluar veprimtarinë e lojërave të fatit në kazinon e quajtur ‘’Admiral’’, në fshatin Karaçevë, komuna e Kamenicës. I njëjti me vendim të prokurores së rastit gjendet në ndalim 48 orësh dhe ndaj tij brenda afatit ligjor do të kërkohet masa e sigurisë nga Gjykata kompetente në Gjilan”, thuhet në njoftim.

(Kosova Sot Online)