Ky dyqan ofron ëmbëlsira në formë vaksinash

  • E.K /
  • 23 April 2021 - 16:38
 Ky dyqan ofron ëmbëlsira në formë vaksinash

Një pastiçeri në qytetin Veresegyhaz, Hungari ka “hedhur” në treg një lloj të veçantë ëmbëlsirash.

Në fakt, bëhet fjalë për ëmbëlsira në formë vaksinash kundër COVID-19, raporton reuters.

Janë të gjitha llojet e vaksinave dhe secila ka shije të ndryshme. “Këtu njerëzit mund të zgjedhin, nuk ka regjistrim. Nuk ka efekte anësore përveç një buzëqeshjeje në fytyrat e klientëve”, tha pronarja Katalin Benko.

Çdo ngjyrë përfaqëson një vaksinë të ndryshme COVID-19: e verdha për AstraZeneca dhe një e verdhë pak më e errët për Sinopharm, jeshile për Pfizer, portokalli për Sputnik V dhe një e kaltër e gjallë për Modernan.

Sipas një liste të publikuar nga agjencia reuters, më shumë se 4.6 milionë doza vaksinash kundër coronavirusit janë administruar në Hungari.

(Kosova Sot Online)