Shpend Ahmeti, pa mbrojtje nga strukturat kriminale të SHIK-ut!

Shpend Ahmeti, pa mbrojtje nga strukturat kriminale të SHIK-ut!
Shpend Ahmeti, pa mbrojtje nga strukturat kriminale të SHIK-ut!

Dardan Grapci

  • 23 April 2021 - 07:20

Shkruan:ANALISTI- Dardan Grapci

Tani nga qytetaret shtrohet pyetja se a do ta denoncoj Qeveria aktuale Shpend Ahmetin, a do ta mbështetë Prokurorinë Speciale për ta hetuar seriozisht me të gjithë mekanizmat në disponim për gjithçka që qytetarët e informuar por edhe të dëmtuar ia ngarkojnë Shpend Ahmetit dhe grupit të tij kriminal në Prishtinë e sidomos për shitjen e lejeve të ndërtimit dhe për bllokimin e lejeve të ndërtimit atyre që nuk u japin ryshfet/mito!! Dihet fare mire se deri më 5 nëntor 2020 ai per 7 vite rresht e kishte mbështetjen e SHIK-ut ilegal që shtrihej me njerëz te fuqishëm deri në ish-Presidencën e kaluar të vendit dhe përmes tyre atij dhe grupit te tij kriminal jo vetëm ia bënin avokatinë e mbrojtjen në Prokurorine speciale dhe ne gjykatat e vendit, dhe jo vetëm. Po tani qe ajo mbështetje ndaj Shpendit e bashkëpunëtoreve të tij u mungon , qeveria e re duhet qe urgjentisht të vepron për t’i dale zot ligjit ose për te siguruar që ligji të zbatohet seriozisht e guximshem nga PSRK-ja!

Hipokrizitë dhe mashtrimet e Shpend Ahmetit janë të shumta. Nëse i numërojmë mashtrimet e tij, një letër A4 nuk do ti zinte vendi, prandaj do ceki vetëm disa të cilat kanë qenë skandaloze gjatë dy mandateve të tij si i pari i Prishtinës.

Shpend Ahmeti gjatë mandatit të tij si fitues nga ish-subjekti i tij LVV, ende pa kaluar një muaj, bën biznes të fshehur me DEVOLLËT sa që takimi i tyre ka qenë në jahtin luksoz, pastaj prishja e natyrës për ndërtimin e një rezidence të re nga biznesmeni Arber Latif Kryeziu, duke vazhduar pastaj në planifikimin e tij për shitjen tek DEVOLLËT të hapësirave të parkingut që gjendet mbrapa qendrës sportive , ish “BORO E RAMIZI” apo siç njihet sot pak ndryshe – të Pallati i Rinisë te NEWBORNI etj.

Gjatë mandatit të dytë ka qenë në telashe ku ta gjej diku e ta jap diku një pjesë të Tokës për ndërtimin e Xhamisë së madhe, dhe e gjeti në afërsi të objektit të Postës dhe Telekomit të Kosovës. Vijon më pastaj me premtimet për rregullimin e parqeve që në fakt vetëm një është rregulluar, ku së fundi ka tentuar që për herë të dytë ta rregullojë po të njëjtin park dhe hapësirën në Platon e Kurrizit, por tani duke shtuar edhe këndin për fëmijë.

Shpend Ahmeti vazhdon me shkelje të ligjit edhe më tutje sikur nuk ka pushtet mbi të dhe derisa populli, lokalet, hotelierite, qendrat tregtare etj, janë të detyruar të mbyllen, ky i fundit shkon dhe organizon festë për ditëlindjen duke ftuar shumë persona se sa që ka qenë e lejuar me Ligj.

Nuk është rastësi se si u zbulua hipokrizia mashtruese e Shpend Ahmetit, i cili për dy mandatë në krye të komunës së Prishtinës , është mësuar dhe është bërë praktikues që me gjakftohtësi e pandalshëm të shkel mbi të gjitha ligjet dhe kushtetutën e vendit , për të avancuar prej se është bërë kryetar edhe të lidhet pa asnjë frikë me krimin e organizuar e korrupsionin, me mafien e ndërtimeve në Prishtine, kurse në këtë rast të fundit, hipokrizia e tij u zbulua duke shkelur edhe ligjin për Pandeminë. Shpend Ahmeti i cili kinse ka kërkuar vazhdimisht nga qytetarët t’i respektojnë masat kundër përhapjes së korona virusit, sidomos në fillim të pandemisë ka rënë vetë ndesh me ligjin dhe me ato thirrjet e tij mashtruese e hipokrite sepse në kundërshtim me masat anti covid dhe Ligjin ka mbledhur njerëz për të bërë aheng në festimin e ditëlindjes së tij. Me këtë po dëshmohet ashiqare dhe katërçipërisht se i pari i Prishtinës është njeri i pa përmirësueshëm që shkelë mbi të gjitha ligjet për çka po dëshmohet edhe qeverisja e tij e tejinkriminuar dhe e dështuar për të keq me Prishtinën në dy mandate, ngase ai duke qenë i lidhur me krimin e organizuar nga i cili ka paluar dhjeta miliona fshehurazi e nëpër takimet e ahengje të ngjashme në terr, në ambiente të fshehura të krimit të organizuar të nëntokës", ai nuk ka bërë ndonje gjë te mire per qytetaret , por vetëm sa e ka shfrytëzuar këtë pozitë për të vjedhur me qëllim të përfitimit të pandalshëm për këto 8 vite. E ku ka të shkon më shumë se ky veprim i kapur në flagrancë kur ai edhe ditëlindjen e vetë e feston si hajdut e në shkelje të ligjit, me mysafir të ftuar për t’i gostitur dhe mbase forcuar akoma më shumë lidhjet mafioze me miqtë e tij mafioze, derisa në kushtet nëpër të cilat po kalon vendi, një ceremoni të tillë do e kishte kaluar simbolikisht secili qytetar normal dhe në harmoni me ligjin, në ambientin familjar? Prandaj me këtë vetëm sa vijmë te konstatimi se kjo është edhe një dëshmi për Prokurorinë Speciale për ta hetuar seriozisht dhe konstatuar atë si shkelës të pa përmirësueshëm të ligjit, pasi që ai aq lehtë deklarohet për ta paguar gjobën e shkeljes se ligjit, e që i bije se ai është ngushtë i lidhur me nëntokën kriminale ne shitjen e lejeve ndërtimore me paratë e krimit të organizuar , duke lëshuar leje ndërtimi deri në 1, 5 milion metra katrore për një vit, për çka e ndanë hisen e vetë me mafien e ndërtimit e cila çdo gjë e paguan me para kesh, pasi që askush nga investitorët dhe as ndërtimtarët kryesisht nuk marrin kredi në banka por investojnë e ndërtojnë vetëm me para te gatshme qe vijnë nga tenderët dhe korrupsioni e krimi i organizuar ne Prishtine , nga droga, etj ose me një fjalë bëjnë shpëlarjen e parave të pista dhe kjo ndodhe fuqishëm e filluar që nga vitet 2003 kur “nëntoka kriminale e ndërtimit “ në Prishtine kishte filluar aktivitetin kriminal qe te ndërtojnë me para të pista kur Kryeshef i Qeverise komunale të Prishtinës ishte zgjedh SHIK-isti Sami Hamiti dhe për Kryetar Ismet Beqiri. Sipas informatave të njerëzve të ish-SHIK-ut ilegal thuhet se SHIK-u kishte propozuar dhe ndihmuar zgjedhjen e Sami Hamitit ne rolin e shefit të “nëntokës kriminale ...!?

Sjellja e tillë e Shpend Ahmetit është edhe një fakt që duhet t’i shërbej Qeverisë së re, për të mbledhur fakte nga ana e Ministrisë së Drejtësisë dhe për të kërkuar nga prokuroria që të mos i mbyll sytë para këtyre fakteve, edhe para një mal denoncimesh të bëra nga shume e dhjetra qytetarëve, por që deri më sot nuk ka ndodhur dhe nuk po ndodhë asnjë veprim i vetëm për zbatimin e ligjit, kundër atij që është shkelësi më i madh i ligjit dhe po sillet sikur të jetë pronari e sundimtari i Prishtinës tani e 8 vite rresht me të gjitha dëmet e degradimet që ja solli për këto 8 vite mandat qeverisës.

Tani nga qytetaret shtrohet pyetja se a do ta denoncoj Qeveria aktuale Shpend Ahmetin, a do ta mbështetë Prokurorinë Speciale për ta hetuar seriozisht me të gjithë mekanizmat në disponim për gjithçka që qytetarët e informuar por edhe të dëmtuar i ngarkojnë Shpend Ahmetit dhe grupit të tij kriminal në Prishtinë e sidomos për shitjen e lejeve të ndërtimit dhe për bllokimin e lejeve të ndërtimit atyre që nuk u japin ryshfet/mito!! Dihet se deri më 5 nëntor 2020 ai e kishte mbështetjen e SHIK-ut ilegal që shtrihej me njerëz te fuqishëm deri në ish-Presidencën e kaluar të vendit dhe përmes tyre atij dhe jo vetëm ia bënin avokatinë e mbrojtjen nëpër Prokuroritë dhe gjykatat e vendit, dhe jo vetëm. Po tani qe ajo mbështetje Shpendit e bashkëpunëtoreve të tij u mungon , qeveria e re duhet urgjentisht të vepron për t’i dale zot ligjit ose për te siguruar që ligji të zbatohet.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".