Ule bishtin Edi Rama, tërhiqu nga ideja e minishengenit, në dëm të shqiptarëve!

Ule bishtin Edi Rama, tërhiqu nga ideja e minishengenit, në dëm të shqiptarëve!
Ule bishtin Edi Rama, tërhiqu nga ideja e minishengenit, në dëm të shqiptarëve!

Faik Krasniqi

  • 23 April 2021 - 19:45

Shkruan: ANALISTI- Faik Krasniqi

Kosova në asnjë mënyrë nuk bënë të bëhet pjesë e saj, min-ishengenit, por as Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përbëhet me gjysmën e popullatës nga shqiptarët!

 Asnjë  gjë nuk mundë të bëhet nëse një palë nuk pajtohet. Nuk është në interesin e Kosovës të bëhet pjesë e këtij mini-shengeni. Por as të vendeve të rajonit, duke  marrë parasysh që eksporti i këtyre vendeve është shumë i ulët në krahasim me Serbinë, që eksporton rreth 20 miliard euro në vit. Do të thotë që ky mini-shengen ekonomikisht është në favor vetëm të Serbisë, e cila synon ta zgjeroj tregun akoma më shumë.

Kur një shtet është i fuqishëm ekonomikisht, ai shtet dikton edhe politikat e shteteve që janë më të dobëta. E ka bërë llogari këtë gjë kryeministri Rama. Prandaj do të ishte mirë që ai ta uli bishtin dhe mos të kërkoj gjëra që nuk kërkohen, sepse është në dëmin e të gjithë shqiptarëve. Me një fjalë ringjalla e Jugosllavisë së dikurshme. Kosova në asnjë mënyrë nuk bënë të bëhet pjesë e saj, por as Shqipëria dhe Maqedonia e Veriut që përbëhet me gjysmën e popullatës nga shqiptarët!

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".