Shpallen të vdekur 53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur

  • E.K /
  • 24 April 2021 - 15:10
 Shpallen të vdekur 53 anëtarët e ekuipazhit të nëndetëses së zhdukur

Forcat detare të Indonezisë të shtunën e shpallën të fundosur nëndetësen e zhdukur, ndërsa të gjithë 53 anëtarët e ekuipazhit të vdekur, pas gjetjes së gjësendeve që besohet se u përkisnin detarëve.

Zyrtarët ushtarakë thanë se ekipet e shpëtimit nga Indonezia dhe vendet tjera do t’i vlerësojnë të gjeturat, ndërsa ende nuk është gjetur asnjë trup i ekipit. Më herët, zyrtarët kanë thënë se rezervat e oksigjenit do të kenë mbaruar të shtunën në mëngjes, shkruan AP.

Në zonën ku mendohet se mund të jetë zhdukuar nëndetësja u dërguan anije dhe helikopterë. Përpjekjeve iu bashkua edhe një aeroplan i forcave amerikane, P-8 Poseidon, bashkë me 20 anije indoneziane, një luftanije australiane dhe katër aeroplanë indonezianë.

Ndihmë për operacionin e gjerë kanë premtuar edhe Singapori dhe Malajzia. Anijet e shpëtimit nga Singapori pritet të arrijnë të shtunën, ndërsa anijet e Malajzisë të dielën.

(Kosova Sot Online)