Monika Kryemadhi: Drejt qendrave të votimit të qetë e të bindur, vota është e shenjtë!

  • E.K /
  • 25 April 2021 - 08:13
Monika Kryemadhi: Drejt qendrave të votimit të qetë e të bindur, vota është e shenjtë!

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi, e cila ka votuar në orën 7:00 sot në Tiranë, duke qenë ndër votueset e para në kryeqytet,  dha një deklaratë pas daljes nga qendra e votimit.

“ Iu bëj thirrje sot të gjithë qytetarëve t’iu drejtohen qendrave të votimit të qetë e të bindur, për atë që duan të realizojnë nëpërmjet votës së tyre. Vota e qytetarëve është një votë e shenjtë që për hir të së vërtetës do t’i japë mundësinë dhe shansin të gjtihëve që nëpërmjet verdiktit të çojnë Shqipërinë drejt Europës. Unë i uroj suksese të gjithë qytetarëve sidomos kandidatëve të LSI-së dhe jam e bindur se fitorja do të jetë e patjetërsueshme për LSI-në.

(Kosova Sot Online)