Tom Doshi bën lëvizjen e papritur, lë mandatin e deputetit në mes të natës

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 09:11
 Tom Doshi bën lëvizjen e papritur, lë mandatin e deputetit në mes të natës

Tom Doshi, deputet i Kuvendit të Shqipërisë dhe kryetar i Partisë Social-Demokrate largohet nga politika.

Vetëm pak minuta më parë ai ka njoftuar tërheqjen me “vullnetin e tij të lirë” nga mandati aktual i deputetit dhe nga ai i zgjedhjeve të 25 prillit 2021. Një ngjarje e tillë është e papritur pasi Doshi nuk u tërhoq nga gara edhe pse Amerika bëri të qartë kërkesën për të: Nuk duhet të kandidonte në zgjedhe.

Doshi në letër shkruan se vendimi është i parevokueshëm dhe kërkon që KQZ ta zëvendësojë mandatin e tij me të një tjetri.

(Kosova Sot Online)