Zgjedhjet në Shqipëri, përditësimi i fundit, cila parti kryeson rezultatin

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 10:49
 Zgjedhjet në Shqipëri, përditësimi i fundit, cila parti kryeson rezultatin

Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 742 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 241 mijë e 100 vota.

Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 189 mijë e 188 vota.

LSI ndërkaq ka siguruar 34 mijë e 753 vota.

(Kosova Sot Online)