Albin Kurti pyetet për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin: Nuk mund të ndikojmë

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 11:17
Albin Kurti pyetet për Mon Balajn dhe Arben Xheladinin: Nuk mund të ndikojmë

Fadil Nura nga PDK-ja e ka pyetur sot kryeministrin e Kosovës, Albin Kurtin për rastin e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit.

Deputeti Nura ka pyetur shefin e ekzekutivit nëse këtë çështje e ka diskutuar në takimin që ka apsur me sekretarin e Kombeve të Bashkuara.

“Keni pritur përfaqësuesin të sekretarit të Kombeve të Bashkuara, gjithmonë sipas njoftimit zyrtar, prioritete që ka shpalosur kryeministri i Kurtit janë prioritete luftimi i korrupsionit, kryeministër krahas prioriteteve a shtove qasjen për vrasjen e Mon Balaj dhe Arben Xheladinit”, tha ai.

Kurti iu është përgjigjur deputetit duke thënë se në atë takim kanë pasur vetëm dy tema.

“Në atë takim që është mbajtur me përfaqësuesin e Kombeve të Bashkuara një ditë para seancës në OKB kishte vetëm dy tema, raportet e Kosovës me Serbinë dhe seanca në OKB.

Si kryeministër konsideroj që me UNMIK-un duhet të fillojmë të flasim për vrasjen e Arben Xheladinit dhe Mon Balajt pasi që prokuroria jonë të filloj hetimet. Ne nuk mund të kemi as nuk duhet të kemi ndikim. Ne kemi bërë atë që e mundemi. Ministrja i ka shkruar direkt Rumanisë për këtë çështje, po nuk kemi marrë përgjigje”, tha ai.

Deputeti i PDK-së ka thënë ndërkaq, se kryeministri Kurti i ka harruar të Mon Balaj dhe Arben Xheladinin.

“Ai i ka përmendur gjithë ata tap në karrigene  kryeministrit i harron të dy. Vetë nuk e kishte përkrahur gjykimin në mungesë”, tha i njejti.

(Kosova Sot Online)