Xhelal Sveçla takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 12:02
Xhelal Sveçla takohet me ambasadorin e Turqisë, flasin për vazhdimin e bashkëpunimit

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur sot në takim ambasadorin e Turqisë në Kosovë, Çagri Sakar, i cili e ka uruar ministrin për marrjen e detyrës.

Ministri Sveçla ka falënderuar ambasadorin turk për partneritetin dhe ndihmën që Turqia i ka ofruar në vazhdimësi Kosovës.

“Gjatë takimit Ministri Sveçla ka njoftuar ambasadorin Sakar me prioritetet e Ministrisë së Punëve të Brendshme, duke nënvizuar se luftimi i krimit të organizur dhe korrupsioni janë kryefjala e kësaj qeverie”, thuhet nga MPB.

Nga ana tjetër ambasadori i Turqisë Sakar, ka shprehur përkushtimin e shtetit të tij për vazhdimin e bashkëpunimit me shtetin e Kosovës.

(Kosova Sot Online)