KQZ nxjerr të dhënat, cila parti kryeson rezultatin deri tani

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 12:29
 KQZ nxjerr të dhënat, cila parti kryeson rezultatin deri tani

Në Shqipëri bëhet e ditur se tashmë janë numëruar votat në 1 mijë e 916 qendra të votimit nga 5199 sa janë gjithsej në total.

KQZ njofton në faqen zyrtare se momentalisht si parti e parë radhitet Partia Socialiste që nga votat e numëruara deri më tani rezulton se ka siguruar 267 mijë e 452 vota.

Parti e dytë radhitet PD-ja që nga votat e numëruara deri tani del se ka siguruar 210 mijë e 834 vota.

LSI ndërkaq ka siguruar 38 mijë e 682 vota.

(Kosova Sot Online)