Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, thotë se Bordi që e largoi është i jashtëligjshëm

  • E.K /
  • 26 April 2021 - 14:34
 Shkarkohet kryeshefi i “Trafikut Urban”, thotë se Bordi që e largoi është i jashtëligjshëm

Kryeshefi i ndërmarrjes publike lokale “Trafikut Urban” në Prishtinë, Lulzim Rexhepaj, sot është shkarkuar nga pozita e tij.

Lajmin e ka konfirmuar vetë Rexhepaj, i cili ka deklaruar se shkarkimi i tij është bërë nga Bordi, të cilin e ka quajtur të jashtëligjshëm.

“Sot e kam marrë vendimin, Bordi më ka shkarkuar. Bordi që më ka shkarkuar është i përzgjedhur në mënyrë të jashtëligjshme. Aksionarët e komunës e kanë emëruar një Bord jashtë procedurave të rekrutimit, me mandat 3-vjeçar. Sot ma kanë dërguar vendimin për shkarkim, një bord i zgjedhur jashtëligjshëm e shkarkon një kryeshef të zgjedhur në mënyrë të rregullt, me konkurs”, ka deklaruar Rexhepaj.

Ndryshe, Rexhepaj është në pozitën e kryeshefit të Trafikur Urban qe tri vite.

(Kosova Sot Online)