​87 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 10:45
 ​87 pacientë me koronavirus të shtrirë në Spitalin e Pejës, 17 në gjendje më të rëndë

Në Spitalin e Pejës po trajtohen 87 pacientë të infektuar me COVID.

Nga spitali kanë njoftuar se 69 pacientë janë në oksigjenoterapi, ndërsa 2 të tjerë janë në CPAP.

Kurse, 17 pacientë janë në gjendje më të rëndë shëndetësore.

Në njoftimin e spitalit bëhet e ditur se 9 pacientë janë shëruar nga COVID-19 në 24 orëshin e fundit.  

(Kosova Sot Online)