Në Podujevë një person lëndohet në mal duke prerë dru, vdes në QKUK

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 10:26
 Në Podujevë një person lëndohet në mal duke prerë dru, vdes në QKUK

Policia njofton për vdekjen e një personi të gjinisë mashkullore në QKUK, por fillimisht viktima kishte pësuar lëndime trupore në mal.

Me vendim të prokurorit trupi i pajetë i viktimës është dërguar për obduksion.

Njoftimi i plotë i policisë:

Hetim i vdekjes/ Fsh. Terrnovicë e Epërme, Podujevë 26.04.2021 – 06:30. Raportohet se viktima mashkull kosovar, deri sa ishte duke prerë dru në mal, është lënduar. Viktima është dërguar në QKUK, ku më pas ka vdekur. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në IML për obduksion. 

(Kosova Sot Online)