Lumir Abdixhiku: Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 13:36
 Lumir Abdixhiku: Pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku, ka përkujtuar 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve dhe 22 vjetorin e masakrës së Mejes.

Abdixhiku tha se pranvera e vitit 1999 ishte më e rënda në historinë e Kosovës. Ishte viti kur Serbia filloi përpjekjet e fundit për ta zhbërë Kosovën dhe popullin e saj.

“Ajo kreu krime të tmerrshme kundër njerëzimit, masakroi qindra e mijëra shqiptarë, dogji shtëpi e shkolla dhe dëboi shumë shqiptarë nga vendi i tyre. Ne sot, kujtojmë masakrën e Mejes ku u vranë e masakruan 376 civilë shqiptarë, por njëkohësisht shënojmë 27 Prillin – Ditën e të Pagjeturve. Masakra e Mejes, 22 vjet më parë ishte ditë e dhimbjes, por edhe ditë e kthesës historike, ditë e cila e mobilizoi botën e civilizuar demokratike për t’u bërë pjesë e përpjekjeve të mëdha të popullit të Kosovës për liri”, tha Abdixhiku.

I pari i LDK-së, shtoi se sot, e 22 vjet shumë familjarëve nuk u përfundoj ankthi i pritjes për ndonjë lajm për më të dashurit e tyre e që ende nuk dinë se ku prehen.

“Institucionet e Kosovës duhet të angazhohen që ankthi i tyre të marrë fund, që sadopak t’iu zbutet dhimbja. Çështja e të pagjeturve mbetet ende plagë e hapur jo vetëm për familjarët, por për gjithë shoqërinë dhe shtetin tonë”

(Kosova Sot Online)