Angazhimet e Qeverisë së re për krimet serbe të luftës, të fillojnë prej zeros

Angazhimet e Qeverisë së re për krimet serbe të luftës, të fillojnë prej zeros
Angazhimet e Qeverisë së re për krimet serbe të luftës, të fillojnë prej zeros

Shefik Shkodra

  • 27 April 2021 - 13:06

Shkruan: ANALISTI: Shefik Shkodra

Nuk duhen shumë mend për të përkujtuar se, 20 vite kaluan pa asnjë zë kundër gjenocidit serb në Kosovë. Asnjë padi kundër ushtrisë dhe shtetit të Serbisë, as për njerëz e as për shkatërrimin e ekonomisë në të dy sektorët. Është e pakuptueshme kur gjenocidi është parë prej gjithë botës.

dhe zhdukja e shqiptarëve të pa armatosur (djegia dhe varrosja në lokalitete që ende nuk dihen), shkatërrimi i shtëpive, institucioneve kulturore e publike, zhdukja e pasurive private, vrasje e ndjekje të qytetarëve shqiptarë për depërtim të afro një milion për të pastruar Kosovën dhe për ta uzurpuar këtë vend. Do të thotë, zgjerimi i Serbisë, për t’i zhdukur të tjerët. Metoda e veprimit të ushtrisë dhe policisë serbe ishte e ngjashme me ndjekjen e hebrenjve në Luftën e Dytë Botërore, ndoshta edhe më keq. Këta nuk kanë zgjedhë as moshë as gjini. Se ato dhunime që janë bërë, nuk mund të mbyllet kaq lehtë si plagë e shkaktuar në këtë shekull. Ne kërkojmë përkrahje edhe nga vendet demokratike që të na ndihmohet për krimin që na është shkaktuar në mënyrë kolektive. Padia për krimin shtetëror të Serbisë që është ushtruar pa zgjedhur mjete në qytetarët shqiptarë në Kosovë do të duhet të ndëshkohet. Jeta e njerëzve nuk kthehet më, por është një satisfaksion nëse gjykohet krimi, se ato jeta ishin të pafajshme, të fëmijëve, grave, pleqve, etj.

Për njëzet (20) vite qeveritë tona, e edhe pas shpalljes së pavarësisë së Republikës së Kosovës, nuk u shënua asnjë padi kundër këtij gjenocidi. Bota e dinë. Pjesa më e madhe vendeve demokratike janë të njoftuar dhe vetë e kanë parë këtë dramë. Të gjitha munden të dëshmohen dhe janë të dokumentuara. Nuk mundet që të persekutua, të vrarët e të dëmtuarit të mbeten në rolin e ushtrisë Serbisë, ndërsa Serbia të luajë rolin e viktimës. Dhe njeriu nuk mund ta arsyetojë krejt këtë heshtje. Serbia edhe sikur ta pranojë Kosovën shtet, këto krime mbi popullatën e këtij vendi duhet t’i pranojë, nuk mund të heshtën. Nuk mund të këmbehen me asgjë.

Gjatë kësaj periudhe, dy qeveritë, ajo e Shqipërisë dhe e Kosovës mbanin takime herë në Shqipëri e herë në Kosovë. Ne kemi pritur se do të koordinonin punët për një padi shumë të strukturuar e reale. Ngase bashkëpunimi në mes këtyre dy qeverive nuk mund të dihet për ç’arsye tjetër është bërë me aq intensitet. Pse të kalojë kaq kohë pa një akuzë shumë të nevojshme dhe të pa kalueshme mbi te. Pse nuk paska të drejtë Kosova të bëjë padi? Pse nuk është anëtare e KB. Por mirë, krejt atë që ka bërë Serbia në Kosovë, po u dashka që të pritet derisa Kosova të bëhet anëtare e OKB-ra?! Atëherë, Shqipëria është shumë dëshmitare dhe mjaftueshëm posedon fakte për të ndërmjetësuar dhe për ta bërë një padi në emër të Kosovës. Ka mbetur që nga ana tjetër t’ua tërheq vërejtjen avokati serb, se këtë mund ta bëjë Shqipëria, si vend që i ka pranuar me mija e mija qytetarë nga Kosova gjatë ndjekjeve nga ushtria e Serbisë. Këta banorë nga Kosova flasin të njëjtën gjuhë si në Shqipëri, janë të një etnie, kanë të njëjtat vlera humane e kulturore.

Pra janë një komb me të gjitha karakteristikat. Prandaj, mund të bëhet pyetja: pse Qeveria Rama dhe Thaçi 1 e Thaçi 2 nuk u kujdesën për ta bërë një padi kundër gjenocidit ushtarak të Serbisë, gjenocid me direktiva shtetërore, të planifikuara. Kjo tolerancë nuk do të duhej të bëhej në asnjë mënyrë. Faktikisht po del se pengesë reale për këtë veprim po shfaqet brutalisht e në mënyrë flagrante nga mese të shqiptarëve. Duke u munduar të zgjedhin mënyra për marrëveshje me Serbinë në interes të kush di kujt, pos të Serbisë dhe të vetë atyre që kanë udhëhequr këtë vend për këtë periodë. Njëkohësisht edhe në interes të grupeve pushtetarësh, të cilët kanë qenë të kërcënuar nga Serbia.

Kjo s’është dëgjuar se, mund të falë dikush diçka që është krejt popullore. Diçka që nuk parashihet në kurrfarë ligji e gjyqi. Të gjitha rregullohen me një marrëveshje, por zhdukjen dhe gjenocidin e qytetarëve nuk mund ta fsheh askush. Tash po shihet se disa grupe të atij “interesi” (iks interes) të themi, çdo ditë dalin dhe përpiqen për akuza ndaj qeverisë së re. Nuk duan të bashkëpunojnë, hë! Është e qartë. Më mirë është të ulin kokën dhe të mos e ekzagjerojnë veprimtarinë e tyre vetë para opinionit publik. Më mirë është që të bashkëpunojnë se sa të përpiqen për akuza, herët “pa lind dielli”, ndryshe, tashmë të gjitha dihen. Kush çka ka vepruar në të kundërtën e bërjes së shtetit...

Prandaj, edhe pse të vonuar, Qeveria e A. Kurtit, presidenca, sado nën kërcënime nga këto grupe dhe të tjerët, nuk duhet ta heshtë këtë çështje. Se si do të depërtohet deri të qëllimi, kjo është një çështje në veti, por ekipi për këtë duhet të jetë i gatshëm me padinë. Për këtë qytetarët i japin përkrahje qysh i kanë dhënë në votime me këto premtime. Për këtë jemi dëshmitarë të gjithë.

Shkrimet në këtë rubrikë nuk shprehin qëndrimet e gazetës "Kosova Sot Online".