Ambasadori italian Orlando, viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 14:20
 Ambasadori italian Orlando, viziton Ferdonije Qerkezin: U preka thellë nga dëshmia e saj

Ambasadori italian në Kosovë, Nicola Orlando, ka vizituar Ferdonije Qerkezin në Ditën Ndërkombëtare të të Zhdukurve.

Orlando ka shkruar në Twitter se ka qenë shumë i prekur me dëshminë e saj të dhimbjes dhe humbjes së të dashurve.

“Në Ditën Kombëtare të Personave të Zhdukur në Kosovë u preka thellë nga dëshmia e jetës së Ferdonije Qerkezi për dhimbjen dhe humbjen. Shtëpia e saj e madhe e zbrazët është një kujtesë dinjitoze dhe imponuese e plagëve të hapura që ende duhet të marrin përgjigje, duke shmangur çdo politizim”, ka shkruar Orlando.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Philip Kosnett sot ua ka çuar një porosi liderëve të Ballkanit që fatin e të pagjeturve të mos mbajnë peng të politikës së tyre.

(Kosova Sot Online)