Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona

  • E.K /
  • 27 April 2021 - 15:45
 Rrëzohet helikopteri, vdesin tre persona

Tre persona kanë mbetur të vdekur pas rrëzimit të një helikopteri në arkipelagun arktik kanadez.

Mediat e huaja, bëjnë me dije se ngjarja e rëndë ka ndodhur në ishullin Griffith afër Nunavut, Kanada.

Një njoftim për shtyp nga Great Slave Helicopters me qendër në Yellowknife tha se në bord ishin dy pilotë dhe një biolog i botës së egër. Emrat e të ndjerëve ende nuk janë bërë të ditura.

Ndërkohë pjesët e avionit janë gjetur rreth 22 kilometra në jugperëndim të Resolute Bay.

(Kosova Sot Online)