
Lexoni edhe:
Vazhdimi i dialogut me Serbinë nga kryeministri, zbulon të gjitha tentativat për marrëveshjet sekrete Thaçi & Vuçiq
Deputeti i Vetëvendosjes, Dimal Basha, ka komentuar dokumentin ‘non-paper’ të publikuar së fundmi nëpër mediat e Kosovës, ku flitet për një marrëveshje mes Kosovës e Serbisë e ku veç të tjerash përmendet edhe krijimi i një Distrikti Autonom në veri të Kosovës.
Basha ka thënë se demantimi nga Franca e Gjermania “lë të nënkuptohet nga cila kuzhinë ka dalë ajo”.
“Ju lutem, nëse Gjermania dhe Franca demantojnë si merret-news, atëherë cili është interesi të trajtohet seriozisht kjo letër?”, ka shkruar Basha.
Tutje ai ka shkruar se nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiqin në Serbi
“Është legjitime nga disa synimi i tyre që ta dëmtojnë politikisht Albin Kurtin, por kjo nuk bëhet në dëm të Kosovës! Nuk merret pushteti i Albin Kurtit në Kosovë duke bërë koalicion me Vuçiçin në Serbi!!!”, ka shkruar ai.
https://www.facebook.com/dimalbasha1/posts/10159035012533744
(Kosova Sot Online)