Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian: “Topi” për dialogun është në oborrin e Prishtinës

  • E.K /
  • 28 April 2021 - 14:13
 Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian: “Topi” për dialogun është në oborrin e Prishtinës

Raportuesi për Serbinë në Parlamentin Evropian, Vladimir Bilqik ka thënë sot se “topi” për dialogun është aktualisht në oborrin e Prishtinës dhe jo në Beograd.

Në seancën e Komitetit për Integrim Evropian në të cilën u diskutua rezoluta e Parlamentit Evropian për raportin 2019-2020, për të cilën Ivica Daçiq tha se ishte e paqartë kur vjen puna te Kosova, se pse në rezolutë thuhet “secili duhet t’i përmbushë obligimet e tyre”, shkruan Tanjug.

Bilqik ka thënë se poashtu se shpreson që dialogu mes Kosovës dhe Serbisë të vazhdojë.

(Kosova Sot Online)