Bëhuni gati: Pritet të lehtësohen masat anti-Covid

  • A.P /
  • 28 April 2021 - 15:30
Bëhuni gati: Pritet të lehtësohen masat anti-Covid

Austria, e cila ka vendosur tre bllokime kombëtare për të mbajtur në kontroll përhapjen e Covid pritet të lehtësojë masat. Numri i rasteve në shkallë vendi ka pësuar rënie. Kancelari Sebastian Kurz  tha se restorantet, hotelet dhe teatrot do të rihapen në 19 maj.

Kurz tha se lehtësimi i masave mund të çojë në rritje të rasteve por vaksinimi i grupeve më të rrezikuara do të ulë numrin e shtrimeve në spital.

Austria ka regjistruar 614,510 raste dhe 10,152 viktima që nga fillimi i pandemisë.

(Kosova Sot Online)