Albin Kurti takon Jens Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 10:59
 Albin Kurti takon Jens Stoltenbergun: Anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin më të sigurt

Kryeministri Albin Kurti në vazhdën e vizitës së tij dy ditore në Bruksel ka takuar Sekretarin Gjeneral të NATO-s, Jens Stoltenberg me të cilin ka biseduar për anëtarësimin e Kosovës në Aleancën Veriatlantike.

Kurti ka shkruar në Twitter se anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën më të sigurt.

“NATO është aleanca më e madhe e sigurisë që bota ka parë ndonjëherë. Me Sekretarin Gjeneral, Jens Stoltenberg theksova se prezenca e saj në Kosovë është e domosdoshme për të mbajtur paqe dhe siguri si dhe anëtarësimi i Kosovës në NATO e bën rajonin dhe Evropën shumë më të sigurt”, ka shkruar Kurti.

(Kosova Sot Online)