A e dini se çfarë fshihet në vilën e Hitlerit në Poloni?

  • E.K /
  • 29 April 2021 - 12:24
A e dini se çfarë fshihet në vilën e Hitlerit në Poloni?

Gjuetarët e thesarit kanë zbarkuar në një pallat që përdorej nga Adolf Hitler, ku shpresojnë që të gjejnë 48 arka me ar që kapin vlerën e gati gjysmë miliardë paund.

Ekipi do të fillojë gërmimet në pallatin, që luante rolin e një bordelloje javën e ardhshme, ku mendohet se përveç arit do të gjejnë edhe bizhuteri dhe sende me vlerë, që i përkisnin elitës gjermane dhe që u fshehën në këtë godinë.

Gjuetarët e thesareve e piketuan vilën duke u bazuar tek një ditar i një oficeri dhe nga një hartë që kishin ruajtur pasardhësit e tij. Ditari i zbuluar, që besohet se është shkruar nga një oficer i lartë, me pseudonimin Michaelis.

Pallati Minkowskie u ndërtua nga gjenerali prusian Friedrich Wilhelm von Seydlitz, për t’u kthyer më pas në një “stacion” për Ushtrinë e Kuqe të Rusisë dhe më pas për atë polake. (TheSun).

(Kosova Sot Online)